OBSH identifikon se cili është fajtori kryesor që po nxit përhapjen e pandemisë

Koronavirusi me sa duket ka nje perhapje te gjere nga te rinj te moshave 20 apo 30 vjecare e deri tek 40 vjec qe edhe pse nuk e dine se jane te prekur po rrezikojne grupet me te cenueshme.

Ndaj edhe shqetesimi i ngritur nga OBSH thote se kete muaj eshte ngritur numri i te infektuarve dhe kjo ka vene ne rrezik te moshuarit e te tjere persona me probleme shendetesore qe banojne ne zona me popullsi te dendur.

“Pandemia po ndryshon. Persona në të 20-tat, 30-tat apo 40-tat, po nxisin gjithnjë e më shumë përhapjen. Shumë prej tyre nuk e dinë se janë të infektuar”, deklaroi Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH.

Rritja e rasteve të reja ka detyruar shumë vende të rikthejnë masat e kufizimit, ndërsa vijon ethshëm gara për krijimin e një vaksine për virusin që ka gjunjëzuar ekonomitë, u ka marrë jetë më shumë se 770 mijë njerëzve dhe ka infektuar gati 22 milionë të tjerë, shkruan “A2”.

Por shume raste të reja u raportuan në vendet që dukej se e kishin vënë nën kontroll pandeminë, përfshirë Vietnamin, i cili deri më tani nuk kishte regjistruar asnjë transmetim të brendshëm për shkak të masave agresive të kufizimit.