Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

OBSH, kërkesë urgjente: Shkatërroni viruset në laboratorë para se të përhapen nga sulmet ruse

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë një kërkesë urgjente për Ukrainën që të shkatërrojë patogjenët me rrezik të lartë në laboratorët shëndetësorë të vendit.

Kjo kërkesë, tha OBSH, vjen si nevojë e ngutshme për të shmangur “rrjedhjet e mundshme” që do të përhapnin sëmundje në popullatën vendase dhe më gjerë nëpër botë.

“OBSH ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë në Ukrainë dhe organet e tjera kompetente duke u kërkuar që të shkatërrojnë patogjenët me rrezik të lartë për të parandaluar rrjedhjet e mundshme”, i tha një zyrtar i OBSH-së, agjencisë amerikane të lajmeve Reuters.

Pushtimi rus i Ukrainës, me lëvizjet e trupave dhe bombardimet e qyteteve, rriti rrezikun e lëshimit të patogjenëve dhe dëmtimit të ndërtesave nga lufta, duke rrezikuar shumë që viruset të përhapen.

Ekspertët e biosigurisë që citon Reuters thonë se lëvizja e trupave ruse në Ukrainë dhe bombardimet e qyteteve të saj kanë rritur rrezikun e daljes së patogjenëve që shkaktojnë probleme

OBSH thotë se ka punuar me laboratorët ukrainas prej vitesh për të promovuar praktikat e sigurisë që ndihmojnë në parandalimin e “lëshimit aksidental ose të qëllimshëm të patogjenëve”.

Megjithatë, OBSH pranon se situata është e tillë që e detyron të bëjë kërkesën e ngutshme. Zyrtarisht OBSH nuk tha se çfarë patogjenësh ndodhen në laboratorët ukrainas.

Nga ana tjetër, qeveria në Ukrainë nuk ka dhënë informacion nëse është duke zbatuar këshillën e OBSH.

Ashtu si shumë vende të tjera, Ukraina ka laboratorë të shëndetit publik që hulumtojnë se si të zbusin kërcënimet e sëmundjeve të rrezikshme që prekin si kafshët ashtu edhe njerëzit, duke përfshirë, së fundmi, COVID-19. Laboratorët e saj kanë marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OBSH. /noa.al