Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

OBSH ngre alarmin: Nuk është koha për të festuar bëni gati spitalet për valën e dytë të COVID!

Sipas OBSH vendet evropiane mund të përballen me një valë të dytë të koronavirusit gjatë muajve ne vijim, tha zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë dhe se duhet te keni kujdes dhe te ruani masat per nje shendet te mire dhe larg koronavirusit.

Dr Hans Kluge, drejtor për rajonin evropian të OBSH-së, paralajmëroi vendet që fillojnë të lehtësojnë kufizimet e tyre të bllokimit dhe se tani është “koha për përgatitje, jo festim” kujdesi eshte pjese e jetes tone tani ndaj leshimi duhet te vi me kujdes dhe me hapa te ngadalt.

Dr Kluge i tha Telegrafit se vendet duhet të përdorin periudhën aktuale për të ndërtuar kapacitete në spitale dhe për të forcuar sistemin e shëndetit publik.

Dr Kluge tha: Singapori dhe Japonia e kuptuan që herët se kjo nuk është një kohë për të festuar, është një kohë për përgatitje. Kjo është ajo që po bëjnë vendet skandinave – ata nuk përjashtojnë një valë të dytë, por shpresojnë se ajo do të lokalizohet dhe ata mund të hidhen mbi të shpejt.

Ai gjithashtu paralajmëroi për rreziqet reale të një valë të dytë:

Unë jam shumë i shqetësuar për një valë të dyfishtë – në vjeshtë, ne mund të kemi një valë të dytë të Covid dhe një tjetër të gripit sezonal ose fruthi.