Filmi i ri i sagës së famshme Indiana Jones është ndërprerë pasi ka ndërruar jetë pjesëtari i ekipit kinematografik, operatori Nic Cupac.
Sipas ‘The Sun’, trupi i tij i pajetë u gjet në një hotel ku po qëndronin anëtarët e grupit të xhirimit në qytetin Fez të Marokut.
HUmbja e tij thuhet se ka ardhur për shkaqe natyrale.
Cupac ka punuar në disa nga filmat më të mëdhenj të Hollivudit, si: Guardian Of Galaxy dhe Solo: A Star Wars Story.