Bashkëshortja e aktorit turk Burak Ozçivit, Fahriye festoi ditën e djeshme ditëlindjen.
Aktorja mbushi 35 vjeç dhe në këtë ditë nuk mungoi një urim nga Burak, i cili vetëm në këto raste tregohet romantik në publik.
Aktori ka publikuar një foto të tyre familjare ku shfaqet së bashku me djalin dhe i uroi bashkëshortes ditëlindjen me këto fjalë:
“Edhe 100 vite të tjera të lumtura, të shëndetshme gruaja ime e bukur. Gëzuar ditëlindjen”. “Jeni gjithçka imja”-komentoi Fahriye.