Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pak orë para finales së BBV, Beatrix ‘lë’ Dubain dhe bën veprimin e papritur ndaj Donaldit

Ndërsa kanë mbetur dhe pak orë nga finalja e “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj nuk ka hezituar të tregojë mbështetjen për Donaldin.

Ajo është rikthyer ditën e sotme nga pushimet në Dubai dhe ishte Albani që ndau një foto nga aeroporti. Ajo pritet të jetë pjesë e finales për të mbështetur partnerin e saj.

Ajo ka bërë tifo për Donaldin dhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Së fundmi, ajo ka shkruar” “Duke të dërguar pak fat dhe urime të mira sot. Kam kryqëzuar gishtat për ty”. Këto fjalë i ka shoqëruar me një fotografi kur ishte brenda shtëpisë dhe Donaldi ndodhej brenda kutisë për një lojë.

Kujtojmë që Beatrix pati një përplasje dhe me Balina Bodinakun pasi kjo e fundit spekuloi se kishte shkuar me pushime me të dashurin.

Beatrix u largua në Dubai pasi refuzoi ftesën për të darkuar me banorët pas batutës që u bë ndaj saj. Por tani është kthyer për të qenë pranë Donaldit në këtë ditë të rëndësishme