Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Paralajmërimi i balerinës 25-vjeçare ”Ky është veprimi i përditshëm që ju shkakton rënie flokësh”

Janë të shumta vajzat që në mungesë të kohës ose dëshirës për t’u kujdesur për flokët, zgjedhin t’i kapin ato, mirëpo jo të gjitha janë të informuar se ç’mund të sjellë kapja e tyre. Një ish- balerinë, aktualisht nënë e dy fëmijëve, ka vendosur të ndajë historinë e saj në rrjete sociale dhe të paralajmërojët të gjitha gratë, vajzat për rreziqet që mund t’ju kanosen nga kapja e flokëve në mënyrë shumë të shtrënguar. Diva Hollands, e filloi kërcimin në moshën 3-vjeçare dhe thotë se nëna e saj ia lidhte shumë fort flokët bisht, që të mos i binin mbi fytyrë. Si pasojë e kësaj, në moshën 10-vjeçare Diva kishte shenja të dukshme të rrallimit të flokut, madje ajo ka rënë shpesh pre e talljeve të bashkëmoshatarëve të saj. 25-vjeçarja tregon se me kalimin e kohës gjërat u përkeqësuan.

“Shokët në shkollë më tallnin për flokët e mi, kjo ka filluar që në fillore dhe ka vazhduar edhe më pas, por gjendja u përkeqësua rreth moshës 13 vjeç. Duke qenë se isha e vetëdijshme për problemin që kisha, gjithmonë përpiqesha ta mbuloja atë. E kam vuajtur shumë këtë pjesë, pasi ka qenë gjithmonë pika ime e dobët. Më kujtohen saktësisht fjalët që një djalë më ka thënë, më tha se e kisha ballin sa një fushë futbolli, dhe kjo ndikoi shumë në jetën time”. Diva mori mësime baleti pranë Shkollës Mbretërore të Baletit para se të hiqte dorë përfundimisht nga baleti në moshën 21-vjeçare.

Pasi hoqi dorë nga baleti, ajo iu fut botës së modelimit. Ajo thotë se e ka pasur shumë të vështirë që t’ia shpjegojë problemin bashkëshortit të saj të ardhshëm, David. Gjatë kohës që ata dilnin bashkë, ajo nuk i kapi flokët bisht për 6 muaj, pasi frikësohej për reagimin e tij. filloi kërcimin në një moshë shumë të hershme dhe beson se kapja e flokëve bisht ishte shkaku kryesor se përse ajo rrezikoi të mbetej pa flokë. Ajo beson se duke e ndarë historinë e saj me të tjerët do të ndihmojë në luftën kundër tabusë që ekziston tek gratë që vuajnë nga rënia e flokëve.