Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Parashikimi i papritur për javën që vjen, sinoptikanët ngrenë alarmin

“Vera këto ditë dukej se kishte gjetur një ekuilibër të mirë. Por sipas ekspertëve të motit, vala e pestë e të nxehtit afrikan po arrin në gadishullin tonë. Java e ardhshme do të jetë e jashtëzakonshme, shpjegojnë ekspertët e ilMeteo.it”, shkruajnë mediat italiane.

Sipas meteorologëve, disa zona do përjetojnë temperatura përvëluese, ndërsa të tjera stuhi të forta e breshër.

Nga e hëna më 19 gusht, Sardenja, Siçilia dhe rajone qendrore të Tirrenit, shpjegon Salvatore de Rosa, meteorolog i ilMeteo.it, do kenë temperatura të larta.

Por ditët më të nxehta thonë sinoptikanët do të jenë ndërmjet ditës së martë 20 gusht dhe të enjtes 22 gusht, kur i gjithë rajoni nga Qendra-Jug dhe ishujt do të arrijnë në temperatura deri në 40 ° C dhe 38 ° C, (veçanërisht në Toscana dhe Umbria), dhe Romë.

Valës së nxehtësisë do t’i shpëtojnë vetëm pjesërisht rajonet veriore, të prekura nga rrymat e Atlantikut, të cilat do të gjenerojnë stuhi në zonën e liqeneve Lombard, pastaj në Trentino dhe zonën e sipërme të Belluno.

Kushtet e motit do të vazhdojnë të pandryshuara, vijon eksperti – deri të Premten në 23 gusht, kur pritet një ndryshim në fundjavë.