Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pas 16 vite martese cifti nga Puka lind një fëmijë të shëndetshëm. Shikoni sa emer të bukur i kanë vendosur

Historia e Violetës dhe Ylberit është nga ato histori njerëzore që kur e dëgjon të bën të përjetosh shumë ndjesi bashkë, ka brenda sfida, por mbi të gjitha shumë dashuri, frymëzim dhe shpresë për jetën.

Violeta dhe Ylberi janë një çift nga Kryezi të Pukës, të cilët janë të martuar prej 16 vitesh dhe nga kjo martesë kanë sjellë në jetë dy vajza të cilat, për fat të keq, për arsye të një problemi gjenetik vuajnë nga sindromi i Lennox Gastatut që karaterizohet nga epilepsi në moshë të hershme dhe në forma te ndryshme të konvulsioneve dhe prej vitesh janë edhe në pamundësi fizike për të lëvizur dhe kujdesur për veten e tyre.

Por, pavarësisht gjithçkaje, ata për asnjë çast, gjatë gjithë këtyre viteve, nuk kishin rreshtur së kërkuari dhe shpresuari për një shtatzëni në të cilën fetusi të mos ishte i prekur nga ky sindrom gjenetik. Derisa në Qershor të vitit 2021, pasi kishin trokitur dhe vizituar shumë qendra dhe klinika të ndryshme por pa marrë asnjë zgjidhje, ata u paraqitën në Spitalin Hygeia dhe kryen konsultën e tyre të parë me mjekun Dr.Hakan Satiroglu.

Nga ekzaminimet e mëparshme të dy fëmijëve ishte konstatuar se ata kanë mutacion gjenetik homozigot të gjenit KTCD3 c.1547C>Gp.Ser516, dhe të dy prindërit janë mbartës të këtij gjeni, raste këto që janë shumë të rralla, mund të ndodhin vetëm 1 në 1 milion raste.

Violeta dhe Ylberi mbajnë në krahë vajzën e tyre Lunastela.Ne i urojme jete te gjate dhe te lumtur.