Pas 17 ditësh në Reanimacion ja cpo ndodh me Fatos Nanon

Prej 17 ditësh, ish-kryeministri socialist Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.

Sipas informacioneve të raportuara nga Report Tv këtë të premte bëhet me dije se ish-kryeministri nuk ka asnjë përmirësim dhe as përkeqësim të gjendjes së tij.

Fatos Nano, 73 vjeç është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika.

Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia Socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama. Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.