Një grua e lënduar ka ndarë historine e saj me ne pasi zbuloi se bashkëshorti i saj prej 25 vitesh dhe babai i fëmijëve të saj ka një jetë tjetër.
Zonja, e cila ka tre fëmijë me burrin që mendonte se ishte dashuria e jetës së saj, kuptoi se ishte mbushur plot me mashtrime dhe gënjeshtra.
Burri im ka më shumë se 17 vjet me një familje tjetër ndërkohë që kemi 25 vite martuar bashkë.
Më pas ajo tregoi se si mediat sociale e ndihmuan të zbulonte pabesinë e tij pasi vendosi të hapte një llogari në Facebook. A
jo shpjegoi: “Kur kërkova emrin e burrit tim, doli një profil tjetër me një mbiemër tjetër, përmes atij profili ishin lidhjet me të fejuarën e tij dhe fëmijët e tjerë. Midis atyre fotove ishin fotot e tij duke puthur atë gruan dhe kishte dal si baba me fëmijët që ishin pothuajse identikë me të.”
Ajo përfundoi: “Nuk di më çfarë të bëj. Nuk mund të jetoj në shtëpinë ku kemi rritur fëmijët tanë, ku kemi kaluar çdo gjë në 26 vitet e fundit. Dua të lë një shënim edhe për të, ta lëndoj sikur më ka lënduar mua, por nuk jam e sigurt.
“Unë nuk e di se si do të përballem me të përsëri.”