Telegram ngushëllimi
Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e infermieres Rrushe (Prekaj) Nikçi, e cila punoi mbi 4 dekada në shërbim të pacientëve.
Vdekja e saj do të krijoj boshllëk të madh jo vetëm tek familja dhe kolegët në Klinikën e ORL-së ku punoi për shumë vite por edhe tek pacientët dhe rrethi i gjerë që e patën model të infermieres së vyeshme e fjalëpak.
Andaj, OIK shprehë ngushëllime të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të infermieres Rrushe (Prekaj) Nikçi.
Me respekt
Nexhmije Gori
Kryetare e OIK