Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pas 61 ore nen germadha vogelushja del nga germadhat ne Turqi. Por ben pytjen qe i cudit te gjithe

TURQI-Përtej dhimbjes, lodhjes dhe mundimeve pa fund, ka edhe momente buzëqeshjesh.

Një vogëlushe tetë vjeçare, e cila ishte nën rrënoja pas tërmetit në Kahramanmarasit, u shpëtua pas 61 orëve nga ekipet e kërkim-shpëtimit Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në terren pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballësh të Rihterit, epiqendra e të cilit është në Elbistan dhe preku dhjetë provinca të tjera.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të bashkisë Kahramankazan kryen një operacion kërkim-shpëtimi në rrënojat e banesës tetë katëshe në Kahramanmaraş. Ekipet arritën tek vogëlushja Zubeyde, e cila ishte nën rrënoja dhe duket se nuk ishte në dijeni se ka ndodhur një fatkeqësi.

Pyetjes së Zubeydes, “si hyrët në shtëpi” ekipet iu përgjigjën, “u futëm nga dritarja”, e cila gjë shkaktoi të qeshura tek të gjithë pjesëtarët e kërkim-shpëtimit.