Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, përmes një postimi prekës në Facebook, ka treguar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh. Matoshi ka shkruar se para nëntë vitesh kur ishte diagnostikuar, ka qenë shtatzënë. Ajo ka shkruar se as atëherë nuk është dorëzuar. Ajo thotë se dashurinë për jetën e kishte më të madhe
“Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at’her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten, me e njofte forcen e brendshme edhe me e pa dashnine e sinqeritetin e njerzve rreth vetes. Nje nder sfidat qe mu ka dashte me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor ne hipofize, ate kohe isha shtatzane pritsha me sjelle ni mrekulli n’kete jete.
Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanise, po efekti te une nuk u vrejke aspak. Asni moment te vetem nuk jom dorzu e as nuk kom besu qe munet me m’ndodhe diçka, se dashnine per jeten e kisha shume ma t’madhe sesa friken prej vdekjes. Nuk kisha as kohe me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmite, prind, m’pritke puna, projektet…”, ka shkruar Matoshi në Facebook.