Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pas BBV Luiz Ejlli thyen rekordin e ri ne Eurovizion

Festivali i madh evropian i muzikës, Eurovision, si çdo muaj ka publikuar në YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite.

E në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2023, fansat e Eurovisionit kanë hasur në një çudi, pasi një këngë e vitit 2006 ka arritur të renditet e dyta në këtë listë.

Është pikërisht kënga “Z jarr e ftohtë” e këngëtarit shqiptar Luiz Ejlli. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2006’ me këtë këngë.

Që pas hyrjes së tij në spektkalin Big Brother VIP Albania 2, ai është kthyer në një senzacion në rrjetet sociale.SHIH VIDEON

Kënga kishte vetëm afro 220 mijë klikime para se ai të futej në shtëpi, ndërsa tani kur ka kaluar vetëm një muaj, “Zjarr e ftohtë” numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube.

Ndërkohë, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga që përfaqëson Shqipërisë në Eurovision, “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi.