Pas diteve te nxehta reshjet e shiut “pushtojne vendin diten e sotme”

Reshjet e shiut kanë nisur pasditen e kësaj të enjte në qytetin jugor të Gjirokastrës, duke sjell shpëtim për banorët e jugut, të cilët prej rreth një jave po përballen me zjarret, që po shkrumbojnë gjithçka.

Pritet qe reshjet e shiut te jene ne te gjithe vendin duke filluar nga Gjirokastra, Elbasani, Tirana, Berati dhe shume qytete te tjera.

Siç shihet dhe në këto pamje që vijnë nga qyteti i gurtë, reshjet vazhdojnë prej disa minutash, duke sjell shpresë për banorët dhe forcat zjarrfikëse.

Shpëtim nga qielli për banorët e jugut, reshjet e shiut bereqet
Pamje nga reshjet ne Gjirokaster
Gjirokastra dhe veçanërisht Delvina po përballen prej ditësh me një situatë dramatike nga zjarret, të cilat kanë djegur shtëpi, sipërfaqe të mëdha të pyllëzuar, të mbjella dhe bagëti të imta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi sot se, moti parashikohet me kthjellime, ndërsa nga mesdita deri në orët e vona të pasdites do të ketë alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Përgjatë zonave kodrinore e malore, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në relievet e larta malore priten edhe shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.