Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pas Kate, alarm për pandeminë misterioze të kancerit. Ja moshat qe po prek

Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë shkakun e një ‘epidemie’ misterioze të kancerit, e cila po godet moshat nën 50 vjeç. Diagnoza shokuese e Kate Middleton javën e kaluar ka hedhur dritë mbi trendin befasues, dhe mjekët thonë se ky tashmë është një problem mbarëbotëror. Pavarësisht vitesh të tëra hulumtimi, shkencëtarët nuk po i kuptojnë dot rrënjët e këtij problemi. Rritja e ndërgjegjësimit ka ardhur edhe falë personave si Dame Deborah James, e cila vdiq nga kanceri i zorrëve në moshën 40-vjeçare në vitin 2022, si dhe metodat e përmirësuara të diagnostikimit.

Pas Kate, alarm për pandeminë misterioze të kancerit: Po prek
Por, në vazhdën e lajmit tronditës të Princeshës së Uellsit, një kirurg pretendoi se fajtor për këtë situatë është dhe një factor ende i pazbuluar. Profesor Andrew Beggs, një kirurg kolorektal konsulent dhe bashkëpunëtor i lartë klinik në Universitetin e Birminghamit, tha se: “Mund të ketë një faktor të panjohur mjedisor që ne nuk e kemi zbuluar, pavarësisht kërkimeve të gjera. Unë drejtoj një klinikë për kancerin tek të rriturit dhe mund t`ju them se po shohim gjithmonë e më shumë njerëz tek të 40-at me kancer.” Maia Kennedy, 38, nga Hackney, Londër, rrëfeu udhëtimin e saj të kancerit, i cili ka ngjashmëri me atë të Princeshës 42-vjeçare të Uellsit. Kennedy filloi të vuante nga të përzierat në dhjetor 2023, dhe mjeku i saj dyshoi për refluks stomaku. Por kur ajo u thirr më pas për një test urgjent, ku mjekët i gjetën një tumor në zorrë gjatë kolonoskopisë.

Pas Kate, alarm për pandeminë misterioze të kancerit: Po prek
Kennedy, e cila jeton me partnerin e saj prej 10 vitesh, mësoi se bëhej fjalë për kancer të zorrës së trashë në fazën e parë pasi iu nënshtrua një operacioni rutinë për të hequr një pjesë të zorrëve të saj në fillim të këtij viti. Vetë Princesha e Uellsit iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal në janar. Mjekët fillimisht nuk mendonin se gjendja e saj ishte kancerogjene, por testet më vonë treguan të kundërtën. Ajo filloi një kurs të kimioterapisë parandaluese në fund të shkurtit dhe nuk e përmendi llojin e kancerit që kishte. Një tjetër e mbijetuar nga kanceri, Becki Buggs ishte 43 vjeç kur mori lajmin se kishte kancer pankreatik. Ajo tha për MailOnline në fillim të këtij viti se ishte e motivuar të bënte analiza pas disa ndryshimeve në lëkurë. Të rrezikuar nga këto situata janë edhe meshkujt. Marre nga faqa bordo.al/