Pas nje muaj ne koma dhe i intubuar avokati Saimir Visha fiton betejënme semundjen e rende. Video

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që të mposhtë sëmundjen e tmerrshme e cila e stërmundoi me muaj të tërë.

Në një video të publikuar nga vetë Visha, ai shihet duke kryer ushtrime fizike për forcimin e muskujve dhe rikuperimin e plotë.

Krah videos, avokati shkruan: “Ja dola të mposht këtë sëmundje të mallkuar”.

Më herët persona të afërt me të kishin treguar për periudhën e vështirë që ai përjetoi.

Për më shumë se një muaj, avokati qëndroi në koma dhe i intubuar.