Po behen gati dy muaj nga lufta Rusi Ukraine dhe ushtria ruse ka marrë kontrollin e disa pikave kyçe në vend dhe ka rrethuar qytete si Mariupol.
Megjithatë, pamundësia e marrjes së Kievit, rezistenca e trupave ukrainase, numri i madh i ushtarëve të vrarë në luftime dhe një sërë dështimesh logjistike, e kanë detyruar Kremlinin të ripërshtatë strategjinë fillestare, që ishte kapja e plotë e Ukrainës.
Deri në atë pikë sa, pas disa ditësh stanjacioni, Rusia e ka përqendruar objektivin e saj në Donbas, një territor i dominuar nga rebelët pro-rusë. Gjatë kësaj kohe, në mes të bisedimeve me Ukrainën për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të paqes dhe me sanksionet ndaj ekonomisë ruse të shpallura nga Perëndimi, edhe Moska është kundërpërgjigjur.
Këtë e ka bërë kundër atyre vendeve të varura nga nafta dhe gazi rus. Përveç kësaj, gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur spekulime për mundësinë e një sulmi rus kundër territorit të NATO-s. Për atë që po ndodh foli edhe oligarku rus Mikhail Khodorkovsky.
“Unë jam i bindur që, nëse Putin mendon se ka fituar në Ukrainë, hapi tjetër do të jetë të marrja nën kontroll të vendeve baltike”.
Estonia, Letonia dhe Lituania janë pjesë e NATO-s që nga viti 2004. Megjithatë, Khodorkovsky ka siguruar median e lartpërmendur se Putin nuk është në luftë me Ukrainën: “Putini është në luftë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”.