Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pasi humben jeten 4 persona zbulohen edhe ska ndalet me hapësirat publike në Velipojë.

Një operator turistik ka dëshmuar se i ka paguar shtetit mbi 4 milionë lekë lekë dhe ende nuk ka marrë sipërfaqen qe i takon me këtë ndarje.

Ai tha e se ka paguar këtë shumë parash për 900 metra katrorë hapësirë, por kjo hapsirë ai ëhstë zënë nga dikush tjetër, ndërsa bën thirrje se shteti nuk ka ndërhyrë për këtë situatë.

Për vendosjen e shezlongeve kemi fituar 900 metra katrorë. Ditën e hënë me datë 21, kemi paguar 4 milionë e 300 mijë të vjetra, por nuk ka ardhur njeri, na kanë dhënë vetëm letra, e ne kemi mbetur pa hapësirë.

Unë i kam vendosur çadrat në shenjat ku i kemi pasur vjet. Mua më ka ardhur një person dhe më ka dhënë se gjysma e kësaj hapësirë për të cilën kam paguar, ishte e tija. Mua paratë mi ka marrë shteti dhe po grabit.

Unë dua parcelën që kam paguar. Unë jam ankuar edhe në bashkinë e Shkodrës për një problem të tillë, sepse unë sot jam pa çadra dhe vend për pushuesit e mi. Për mua është fajtor kryesor shteti, sepse i kemi paguar paratë, por vendin na e kanë zënë. Nuk kam ku t’i vë shezlonget.” Ishte pikërisht konflikte për hapësirat e vendosjes së shezlongeve në plazh, shkaku që orët e para të ditës së sotme sollën një ngjarje të rëndë me 4 viktima dhe 2 të plagosur në Velipojë.