Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pasi humbi fëmijën e parë dhe nenen. Psikologia pas veshtiresisë sjelle ne jete djalin Andre

Psikologia Anxhela Peza ka qenë e ftuar te “Rudina” këtë të enjte dhe ka rrëfyer në rrugëtimin e ri të jetës së saj sepse rreth dy muaj e gjysmë më parë është bërë nënë. Së bashku me të voglin e saj, ajo rrëfeu historinë e saj emocionuese.

“Humba fëmijën e parë, më pas nënën”;

Ajo tha tregoi se shtatzëninë e saj të parë e kishte humbur, më pasi humbi dhe nënën, dhe në këtë moment shtatzënia e dytë erdhi si një dhuratë në një moment shumë të vështirë për të.

“Andrei ka ardhur te mua në momentin që mamaja ime sapo kishte ndërruar jetë. Kështu që unë e quaj si një dëshirë të fundit përpara se ajo të largohej nga jeta. Andrei ka ardhur pas një shtatzënie… ka qenë shtatzënia ime e dytë”, tha ajo.

“Humba fëmijën e parë, më pas nënën”;

“Unë e kam publikuar në fakt shtatzëninë time pasi e kam lindur Andrein, nuk e kam publikuar më përpara pasi kisha humbur shtatzëninë e parë. Andrei erdhi në jetë përpara kohe. Andrei ka ardhur në jetë në javën e 34 dhe 3 ditë sipas mjekëve dhe ishte një dhuratë e parakohshme për ne.

Andrei ka qëndruar 1 javë në reanimacion. Unë nuk kam mundur kur kam bërë djalin që ta marr në krahë ose ta përqafoj kështu që ditën e ditëlindjes që përkonte, Andrei ka lindur më 24 korrik, unë e kam ditëlindjen më 28 dhe ditën e ditëlindjes doktoreshat ma bënë dhuratë për ta marrë në krahë.

“Humba fëmijën e parë, më pas nënën”;

Më tej psikologia shton se mezi e kanë pritur këtë moment pasi e kanë dashur një fëmijë që në momentin që i kanë thënë ‘po’ njëri-tjetrit. “Diku te 1 vit e gjysmë më pas sepse duhet të rikuperohesh pasi bën një abort. Unë dhe im shoq kemi kërkuar një fëmijë që në momentin e parë që i kemi thënë “po” njëri-tjetrit kështu që mezi e kemi pritur.”