Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pasi humbi ndjenjat në spektakël, Fifi reflekton dhe i shkruan letër vetes: A ke mendu ndonjëherë që…

Pas incidentit të ndodhur gjatë spektaklit live të ‘Big Brother Vip’, kur Fifit i ra të fikët, pas një debati mes saj dhe opinionistes Balina, këngëtarja ka vendosur t’i shkruajë vetes një letër.

Ajo duket sikur reflekton teksa i bën vetes pyetje që mund të ndikojnë për rrugëtimin e saj në Big Brother. Në letër, Fifi e pyet veten nëse ka menduar të bëjë disa ndryshime në lidhje me të tjerët në mënyrë që të mos dëmtojë veten.

Këtë letër e shkruan teksa qëndron në privatësi, larg banorëve të tjerë dhe merr kohën që i nevojitet për të shkruajtur mendimet e saj.

Letra

E dashur Fifi,

Si je?

Uroj të të gjejë mirë kjo letër.

Kam diçka shumë të rëndësishme për të thënë.

A ke mendu ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë?

A ke mendu ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq përzemër?

A ke mendu ndonjëherë me e kuptu që jo çdokush do bëhet njish me atë që ti percepton?

A ke mendu ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve?

A ke mendu ndonjëherë ta vlerësosh veten më shumë për atë që je ti, jo për atë çfarë duan të tjerët që ti të jesh?

A ke mendu ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë?

PSE I BËN DËM VETES?

A ke mendu ndonjëherë që duhet të strukësh mendimet dhe të fillosh mos të përkujdesesh për të tjerët më shumë se për veten?

Jo çdo kush do të të kuptoj.

Jo çdo kush do ta marrë mendimin për bazë.

Jo çdo kush do të të dojë.