Për herë të parë në Shqipëri, mjekët heqin tumoret e mitrës nëpërmjet venave, pa kirurgji, por me Embolizim Uterin në Spitalin Amerikan 3
Procedura inovative endovaskulare që heq tumoret, ruan mitrën dhe fertilitetin, u realizua me sukses te një paciente 34 vjecare, nga mjekët neuroradiologë intervencionues Prof.Asoc.Arben Rroji dhe Dr.Fatmir Bilaj, mjeku nuklear-radiolog Dr. Arben Dhima si dhe Dr.Arben Rrugia, mjek obstetër-gjinekolog.
Nëpërmjet kësaj procedure, një kateter futet në arterien femorale, dhe bllokon furnizimin me gjak të tumoreve fibroid në mitër, duke i bërë ato të tkurren.
Fibromiomat multiple janë tumore beninje të muskujve të butë të mitrës. Nëse janë mjaft të mëdha, si në rastin e pacientes 34 vjecare, ato mund të shkaktojnë dhimbje në zonën poshtme të barkut, të fundshpinës, urinim të shpeshtë, gjakderdhje të rëndë dhe dhimbje gjatë menstruacioneve, etj. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë infertilitet.
Fibromiomat e mitrës ishin një arsye e zakonshme për heqjen kirurgjikale të mitrës.
Por tashmë nëpërmjet procedurës së Embolizimit Uterin, është e mundur heqja e tyre duke ruajtur mitrën dhe duke i dhënë mundësinë pacientes të bëhet sërish nënë.
Falë kësaj procedure minimalisht invazive shenjat e ndërhyrjes dhe koha e qëndrimit në spital janë shumë minimale si dhe mundëson një shërim më të shpejtë në krahasim me procedurat e tjera.
Shijet e jetes do ti gjeni ketu