Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Perkeqesohet moti, paralajmërojnë meteorologët: Ciklone dhe shi.Ja çfarë e pret Shqipërinë nga e premtja

Ciklone të fuqishme pritet të mbërrijnë në Evropë duke depërtuar thellë në Mesdhe dhe Ballkan me kalimin e ditëve.

Mesdheu është aktiv për një kohë të gjatë, por depërtimi i masave të reja ciklonike nga Altantiku pritet të fuqizojë masat jo-stabile ciklonike.

Fillimisht në rajonin tonë nuk pritet ndryshim i madh i motit, por nga e premtja këto masa ajrore ciklonike pritet të arrijnë edhe te ne duke kushtëzuar reshje shiu, ngase fillimisht pritet të jemi nën ndikimin e rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu të cilat rrisin temperaturat dhe reshjet pritet të jenë kryesisht në formë të shiut. Vetëm në viset e larta malore mund të paraqiten reshjet e borës. Reshje të fuqishme shiu priten në Shqipëri ku vende-vende mund të ketë edhe vërshime të shpejta, ndërsa në Kosovë reshje pak më intensive priten në Dukagjin, por kjo dinamikë mund të ndryshojë.

Pas fundjavës dhe me ardhjen e javës së re mund të kemi hapjen e një korridore për depërtimin e masave të ftohta ajrore nga veriu. Kjo eventualisht mund të kushtëzonte edhe reshjet e para të dëborës nëpër ultësirat tona./MeteoBallkan