Sinoptikania Lajda Porja thote se stuhitë dhe reshjet do vazhdojnë gjithë fundjavën dhe të martën nuk do ketë stuhi, por ulen ndjeshëm temperaturat deri në -7 gradë celsius.
Meteorologët parashikojnë se dimri i vërtetë do vijë në ditë e para të muajit dhjetor.
Stuhia që ka përfshirë vendin tonë e ka origjinën nga jugu i Europës. Era me shpejtësi deri në 70 km/orë, ka vështirësuar lundrimet.
Stuhitë dhe reshjet do vazhdojnë gjithë fundjavën. Të martën nuk do ketë stuhi, por ulen ndjeshëm temperaturat deri në -6 gradë celsius.
Kjo si pasojë e një mase të ftohtë siberiane. Verilindja, dhe juglindja do të përfshihen nga reshje dëbore jo vetëm në zonat malore, por edhe në qytete.
“Mbrëmë gjatë natës ka patur hyrje të një stuhie që është me origjinë nga Europa e Jugut, duke sjellë reshje në gjithë rajonin, madje janë shfaqur stuhi të forta detare.
Parashikohen reshje të konsiderueshme edhe në orët në vijim, sidomos në zonën jugore.
Ditët në vijim, gjatë festave, do kemi vranësira dhe shira.
Do ketë një përmirësim të dielën, por ndryshon sërish të hënën. Të hënën gjatë natës do të kemi edhe reshje dëbore në gjithë zonën malore.
Në momentin e ndalimit të reshjeve, do kemi temperature të ulëta, deri në -7 gradë.