Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Përse duhet të mbani gjithmonë një sfungjer brenda frigoriferit

Frigoriferi është padiskutim një ndër pajisjet elektroshtëpiake më të përdorura dhe më të dobishme në familjet shqiptare. Imagjinoni sa e vështirë ka qenë më parë për brezat e gjyshërve tanë që duhej të sajonin truke nga më të ndryshmet për të patur ushqime të freskëta.

Dikush përdorte qilarin e shtëpisë, të tjerë fusnin ushqimet nëpër gropa të mbushura me ujë etj.

Kurse ne kemi avantazhin e të patur një pajisje që punon veç për ne.Madje mund të themi që nuk e heqim asnjëherë nga priza, vetëm nëse ikim me pushime ose kur duam ta pastrojmë. Frigoriferi është vendi ku ne vazhdimisht mbajmë ushqimin dhe logjikisht, ai është i prirur të marrë erë në momentin kur këto ushqime qëndrojnë për një kohë të gjatë.

Nuk keni përse të rrini e ta pastroni çdo moment.Vendosni një ose më sfungjerë të papërdorur në sirtarin ku zakonisht mbani fruta dhe perime dhe do të merrni rezultate fantastike. Ata do të thithin lagështinë e tepërt dhe do t’i ndihmojnë ushqimet të rezistojnë më shumë. Sapo të vini re se sfungjerët bëhen të lagësht mund t’i zëvendësoni me të tjera.