Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pezullimi nga detyra i mjekut, ja deklarata e forte e Tritan Kalos

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka reaguar me ironi pas pezullimit nga detyra të kolegut të tij, Edvin Priftit, të cilit ju gjetën shuma marramendëse parash në shtëpi dhe zyrë.

Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Kalo thotë se ky korrupsion është produkt i këtij sistemi të ngritur në Shqipëri, për vite e vite me radhe, ndërsa nuk ngurron të thumbojë edhe politikanët.

“Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemit tonë demon-kratik, që ne u rrekëm të ngremë në 30 vite. I shtrirë kudo i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat luksoze, por çuditërisht nuk zbulohet”, shkruan Kalo.

Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Prifti, me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë gjetur në total 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë.