Pijet qe forcojne memrien dhe perqendrimin

Pijet qe ushqejne trurin dhe rrisin perqendrimin
Lengu i memories

1 molle jeshile
Pak spinaq
1 dege rozmarine
1 luge te vogel Matcha*
1 kastravec
pak leng limoni jeshil

*Matcha eshte caj jeshil pluhur. Ai shquhet per vetite e fuqishme te perforcimit te perqendrimit dhe kthjellimit nderkohe qe rrit nivelin e energjise. Mund ta gjeni ne dyqanin ATSH caffe (perballe shkolles Sabaudin Gabrani), ose ne dyqanin e prodhimeve orgainke “Edesia”. Nje zgjedhje me ekonomike eshte caji jeshil me te cilin mund ta zevendesoni. Kulloni 1 luge caj jeshil ne ½ kupe uje te nxehte dhe e bashkoni me lengun e mesiperm.
Rozmarina eshte erze e cila permban vajra volatil qe ndikojne ne qendren e memories. Mjafton edhe te nuhasni kete bime dhe mund te merrni efektet e dobishme te saj.
Leng energjizues

1 panxhar
½ kupe luleshtrydhe
½ banane
1 grusht rukola
1 luge te vogel fara kerpi*

Pergatitja

Shtrydhni rukolen dhe panxharin ne nje shtrydhese
E kaloni lengun ne blender dhe bluani perberesit e tjere bashke me lengun e shtrydhur dhe pak uje.

*Fara kerpi gjeni ne dyqanin organik “Edesia”. Ato jane burimi bimor me i pasur i proteinave. Mund ti zevendesoni edhe me fara lini.
Milk Shake

½ gote qumesht kokosi* te holluar me 1/3 gote uje
1 luge kakao te paster*
1 luge mjalte
½ luge kanelle
1 luge fara chia

Pergatitja

I bluani te gjitha ne blender.

*Qumesht kokosi te nje cilesie shume te mire gjeni te Carrefour, ne stenden e produkteve nga bota. Mund ta zevendesoni edhe me qumesht bajamesh, soje ose lope.
*Kakao te paperpunuar gjeni ne dyqanin “Edesia”, i cili mund te konsumohet sic eshte.
Leng rigjenerues

1/3 gote qumesht te fresket lope
1 shkop kanelle
1 luge sheqer kaf nga kallam sheqeri
1 te verdhe veze
Pak vanilje

Pergatitja

Zieni qumeshtin me kanellen dhe vaniljen. Rrihni vezen me sheqerin. Hiqni qumeshtin nga zjarri dhe i shtoni ngadale ngadale vezen duke perzier. E lini ne frigorifer dhe e konsumoni te nesermen ne mengjes.

Vezet permbajne acidin lyror DHA i cili luan rol kyc ne rigjenerimin e neuroneve e vecanersht ne qendren e memories.
Keshilla te tjera te rendesishme

Flini gjume mjaftueshem
Pini uje te pakten 2 -2,5 litra ne dite
Mos anashkaloni mengjesin
Evitoni konsumin e sheqerit te bardhe dhe embelsirave
Mos rrini me shume se 3 ore pa ngrene

Blerina Bombaj