Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Plazh dhe në shtator! Ja kur vijnë shirat

Edhe pse thonë që vapa ikën me Gushtin, për këtë vit kjo thënie nuk qëndron. Fundjava e fundit e muajit Gusht, por edhe fillimi zyrtarisht i vjeshtës, do të jenë shumë të favorshme për të shijuar bregdetin.

Gjysma e parë e muajit Shtator do të ketë temperature tipike të verës, termometri pritet të shënojë deri në 34 gradë Celsius. Reshje shiu, por edhe breshër pritet të ketë në zonat malore.

Sipas meteorologes, ky vit do të mbyllet me vlera më të larta të temperaturave sesa mesatarja e viteve të kaluara.

“Sa i përket fundjavës, temperaturat do të luhaten nga 36 gradë celcius dita e sotme dhe deri ditën e shtunë ndërsa të dielën do sjellë freskim me një gradë por që nuk do të jetë shumë i ndjeshëm.Gjatë pasditeve do të kemi zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe afatshkurtër shiu, herë pas herë me erë të fortë dhe breshër por me episode të shkurtra dhe të fokusuara në zonat malore. Edhe pse do kemi dy apo tre ditë që do jenë të freskëta, kryesisht 10 ditëshi i parë i shtatorit do jetë i nxehtë. Reshjet pas 10 ditëshit të parë të shtatorit”, tha meteorologia per TV Klan.