Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Po mendojmë që …”/ Çfarë po ndodh me virusin, mjeku Brataj bën deklaratën e rëndësishme

Mjeku i njohur Skënder Brataj ka folur rreth situatës së pandemisë në vendin tonë.

Ai është shprehur se ka një stabilitet të situatës sa i takon shifrave të rasteve me koronavirus.

Ndërsa i pyetur nëse do të ketë masa të reja, ai tha se nuk është marrë ende një vendim për masa të reja, por as nuk mendohet që masat e marra anti-Covid të lehtësohen.

“Nuk është marrë vendim, jemi akoma në analizim të situatës, se si do të veprohet me masat e tjetra. Nuk ka datë të caktuar të datës së mbledhjes. Në një moment të caktuar vendoset. Në këtë moment nuk mund të flasim për lehtësim të masave. Publiku është më shumë i përgatitur për shtrëngim të masave. Situatën e tanishme do ta shohim për 3 javët në vijim ose në fund të muajit. S’mund të mendohet në lirim të masave. S’kemi kaluar tek masat e shtrënguara. S’do të rrezikoja personalisht në lirim masash. Testet e shpejta do të ndihmojnë, pasi përgjigja merret në 30 minuta. Aty ku punohet dhe në urgjencat e spitaleve.”, tha Brataj.