Policia nuk fal, ndëshkon djalin e ish-kryeministrit, ja mesazhi që ai la në fletën e gjobës

Gjobave të Policisë nuk i ka shpëtuar as djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.

Redon Meksi ka marrë gjobë për thyerje të rregullave anti-Covid, pasi është konstatuar jashtë banesës pas orës 8. Në një postim në Facebook, Redon Meksi ka publikuar dhe fletën e gjobës, shoqëruar me një status ironik, ku thotë arsyen pse ishte në rrugë gjatë orës policore.

Në fletën e gjobës madje ai ka lënë edhe një shënim ku thuhet: nuk ka asnje akt te botuar ne fletore zyrtare.

POSTIMI I PLOTE

Kaloi ora 20.00, kur cte shoh me kishte mbaruar letra higjenike. Thash po dal njehere verdall se do me japi ndonjeri… dhe ne fakt ashtu ndodhi , me dha nje polic kete copen e letres 😂😂😂

pertej shakase, nuk ka asnje akt te botuar ne fletore zyrtare per uljen orarit te shtetrrethimit ne 20.00, dhe pervec kasaj konstatohem ne shkelje te urdherit 616 dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00

ps: sorry per shkrimin , pervecse ishte fleta e dyte, kisha qenin ne njeren dore , i cili i ka pak bezdi uniformat 😂😂😂