Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Populli vuan per buken e gojes. Shikoni se sa lek shpenzojne partite ne facebook

Partitë politike, për arritjen e qëllimeve të tyre përdorin mjete të ndryshme për të relativizuar publikun në mënyrë që t’i votojë. Një ndër metodat për ta bërë këtë gjë, janë reklamat. Të dhënat e bëra publike nga “Facebook”, tregojnë se shpenzimet më të larta gjatë kësaj fushate në rrejtin social “Facebook” janë bërë nga Partia Socialiste, e cila ka harxhuar 88,781 USD në reklama.

E dyta në radhë për sa i përket shpenzimeve vjen Partia Demokratike, e cila ka shpenzuar 36,424 USD në reklama politike gjatë fushatës zgjedhore. Sipas gazetës “Shqip”, të gjithtë partitë e tjera, përfshirë Bindja Demokratike, LSI, Partia Republikane, Balli Kombëtar, PDIU dhe Nisma Thurje kanë shpenzuar në total sëbashku 18,303 USD. Ndërkohë, kandidati që ka shpenzuar më shumë në reklama në Facebook ka qenë Agron Shehaj i Partisë Demokratike me 18,746 USD, i ndjekur nga Vojo Bregu i LSI-së me 5442 USD, Arben Pëllumbi i PS-së dhe kryetari i PSD-së, Tom Doshi.

Përveç kandidatëve dhe partive politike, shpenzime të larta në Facebook janë bërë edhe nga një numër faqesh të cilat kanë publikuar reklama denigruese kundër opozitës, përfshirë “Untold Stories of Albania”, “Punë Punë”, “Të jesh grua”, “Pakëz Dritë” dhe “Ligj dhe Rend”. Në total këto pesë faqe kanë shpenzuar 29,722 USD gjatë fushatës zgejdhore. Të paktën dy prej tyre ‘Ligj dhe Rend’ dhe ‘Pakëz Dritë’, listojnë të njëjtin numër kontakti në “Facebook”, pas të cilit nuk përgjigjet askush, pasi telefoni është i fikur.JOQ