Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Porositi pjatën që kushtonte 150 dollarë, vajza i jep djalit lajmin e keq: Dola me ty vetëm që të ha falas

jë përdorues në Imgur ka treguar sesi doli në një takim me një vajzë, që ia kishin prezantuar, dhe zbuloi që ajo thjesht donte ushqim falas.

Djali në fjalë shpjegonte se kishte dalë me një shoqe të një shoqeje dhe se ajo zgjodhi që të shkonin në një restorant të shtrenjtë.

Pas kësaj, ai i kishte thënë vajzës që do detyroheshin ta ndanin faturën në gjysmë dhe vajza, e përshkruar si e bukur dhe e zgjuar, kishte pranuar.

Më pas në postim thuhet se ajo porositi pjatën më të shtrenjtë ne menu si dhe katër koktejle njëri pas tjetrit ndërsa ai vetë porositi biftek që i shkonte 24 dollarë.

Pikërisht pasi kishte mbaruar pijen e saj të katërt, ajo i thotë:

Ti nuk është se je tërheqës dhe ne nuk kemi asgjë të përbashkët. Unë erdha vetëm për të ngrënë falas.”
Duke e gjetur veten në këtë lloj situate, përdoruesi i Imgur-it bëri sikur shkoi në tualet, i dha kamerierit paratë për biftekun që konsumoi, dhe bakshish, ndërsa ai e ndihmoi që të dilte fshehurazi nga restoranti.

Si përfundim, vajzës i mbeti që të paguante për çdo gjë që kishte porositur ndërsa postimi në Imgur ka marrë një numër të madh komentesh.