Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj.
Ai sqaroi se për dy ditë nuk ka pasur asnjë të shtruar në spitalin infektiv, ndërkohë që ka pasur shtrime në spitalet rajonalë.
I pyetur nga Bieta nëse do të kemi lehtësim të masave këtë fundjavë siç është përfolur, Brataj nuk dha një përgjigje konkrete.
Ai tha se lehtësimi i masave do të nisë gradualisht, por ngurroi të jepte një datë fikse.
“Mbajtëm masa konstante gjatë gjithë kohës, të lehta dhe të mesme…tani ato masa do të hiqen gradualisht, nuk mund të hiqen sot me nesër”, u shpreh ai.
Sa i përket imunitetit të tufës, Brataj tha se nuk është arritur ende, por la të kuptphej se do të kalojmë një dimër normal.