Kameramani i merr jeten gruas se tij.Ngjarja ndodhi në orën 10:45, në një magazinë në Bubq të Krujës.
51-vjecari Artan Ismalaj, me profesion kameraman, teksa ishte në mjetin e tij tip “Ford” bashkë me gruan, Klaritën, 45 vjeçe, në rrethana ende të paqarta kanë hyrë brenda në magazinë.
Cifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh.
Ndërkohë, të paqarta janë motivet deklarohet se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Mësohet se çifti në fjalë ka në pronësi të tyre një dyqan pranë fakultetit të Inxhinierisë.
Po ashtu nga pohimet e familjarëve të tyre, mësohet se çifti nuk ka pasur probleme. Aktualisht 51-vjeçari ndodhet në spital.