PRESHI – ZARZAVAT I FUQISHEM KUNDER KANCERIT!
Edhe pse famen e ka hudhra, preshi nuk shkon mbrapa per sa i perket vlerave. Ky zarzavat gezon veti te shkelqyera mbrojtese kunder disa tumoreve si ai i zorres se trashe, kunder inflamacionit dhe alergjive te rrugeve te frymemarrjes. Mos e kurseni! Sygjerimi yne:
Supe me presh dhe spinaq!
4 porcione
• 3 – 4 presh
• 2 luge te medha vaj ulliri
• Kripe deti, piper
• 30gr djathe kackavall dhie
• 3 filxhane leng kockash
• 1 kupe oriz ose makarona integrale, te gatuara
• 80gr spinaq te grire holle
• Limon
Pergatitja:
• Grini holle preshin dhe vendoseni ne nje ene te madhe me uje te ftohte. Lereni 5min.
• Vendosni ne tigan vajin e ullirit. Hidhni aty preshin duke e nxjerre nga ena me uje. Le te mbaje dhe pak uje me vete. Hidhini kripe. E mbuloni me kapak dhe e gatuani ne zjarr te ulet rreth 10min. E hapni kapakun dhe vazhdoni ta gatuani ne zjarr te ulet per rreth 15min. Mos I lini te marrin ngjyre kafe.
• Shtoni djathin dhe lengun e kockave. Pershtasni kripen dhe I shtoni piper. Ketu I shtoni spinaqin. E gatuani vetem pak.
• Vendosni ne pjata te thella orizin ose makaronat e gatuara dhe me pas I shtoni persiper supen. Anash mund te vendosni djath te grire, limon dhe buke te zeze.
Shijet e jetes do ti gjeni ketu