Një tjetër ndarje në showbizin shqiptar. Prezantuesi i njohur Robert Bojaj dhe bashkëshortja e tij Getoarbë Mulliqi janë ndarë pas shumë vitesh bashkë.
“Prive” raporton se Roberti dhe Getoarba i kanë dhënë fund.
Indikacionet e para janë pikasur në rrjete sociale ku kanë hequr gjurmët e njëri-tjetrit.
Arsyet nuk dihen ende.
Ish-çifti janë prindër të një vajze.