Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Priten stuhi shumë të fuqishme në Evropë ditët në vijim, ja çfarë do të ndodhë me Shqipërinë!

Në ditët në vijim në Evropë priten stuhi mjaft të fuqishme nga Atlantiku të cilat mund të shkaktojnë edhe dëme të mëdha materiale.

Stuhitë më të fuqishme priten që nga Britania e Madhe, pastaj shtetet e Beneluksit, siç janë Hollanda dhe Belgjika, pastaj Gjermania, Franca veriore dhe lindore,

Polonia, shtetet Baltike dhe Skandinave e pastaj drejt Bjellorusisë dhe Rusisë. Kjo është përafërsisht trajektorja e stuhive mjaft të fuqishme që pritet të godasin njëra pas tjetrës shtetet e lartëpërmendura. Erërat pritet të jenë mjaft të fuqishme me shpejtësi nga 80 deri në 100km/h, madje në Britaninë e Madhe priten erëra uraganike deri në 160km/h. Përpos erërave shumë të fuqishme ciklonet e thella nga Atlantiku pritet të kushtëzojnë edhe shtrëngata të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Përderisa Evropa po përgatitet për mot jashtëzakonisht jo të qëndrueshëm, në vendin tonë nga nesër na pret mot kryesisht stabil dhe me rreze diellore si dhe me rritje të temperaturave. Reshje shiu të intensitetit kryesisht të dobët priten dielën pasdite./MeteoBallkan