Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pritjes i vjen fundi, nisin fluturimet nga Kukësi, zbulohet çmimi i biletës shume i lire ne keto shtete

Nga 15 Korriku do të nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut”. Lajmin e mirë që i jep fund pritjes, e dha vetë kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale duke e cilësuar zotim të mbajtur dhe jo premtim fushate.

Linjat e para do të jenë drejt Turqisë dhe Zvicrës, ndërkohë që ka publikuar edhe çmimet e biletave drejt këtyre dy destinacioneve.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut” ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit
* 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,

Zyrih – Kukës 28.66 EUR,

Kukës – Stamboll 12 EUR,

Stamboll – Kukës 23 EUR” mbyllet postimi i Edi Ramës.

Në 18 Prill në Kukës u ul avioni i parë, ndërsa hapësira deri në 15 Korrik shërben për lidhjen e marrëveshjeve me kompanitë për fluturimet ndërkombëtare.

d.b/Abcnews.al