Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pse djersitemi në gjumë dhe si ta ndalojmë atë? Ja 6 arsyet kryesore

Të zgjohesh i zhytur në djersën tënde është e sikletshme, por ka disa arsye të vërtetuara shkencërisht për këtë.

Në fakt ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë djersitjen gjatë natës, që nga arsyet gjenetike deri te ato shëndetësore.

Çuditërisht, temperatura jashtë nuk është i vetmi faktor përse shumë njerëz vuajnë nga djersitja gjatë natës.

Pse djersitem natën?
1- Ankthi, është një element i zakonshëm i djerësitjes gjatë natës në gjumë.
2- Hormonet, dihet tashmë që njerëzit të cilët djersiten rregullisht gjatë natës mund të kenë gjithashtu afshe të nxehta, të shkaktuara prej ndryshimeve hormonale.
3- Alkooli, ata që pijnë alkol duhet ta dinë se ai është një relaksues i muskujve, dhe ndaj të çon drejtpërdrejt në më shumë djersitje gjatë natës, si edhe gërhitje.
4- Infeksionet, disa infeksione të lidhura me djersitjen e shtuar gjatë natës mund të jenë infeksionet bakteriale, por edhe HIV e tuberkulozi (shoqerohet me ethe, të dridhura, dhimbje, lodhje, diarre dhe të vjella).
5- Apnea e gjumit, është një nga shkaqet më serioze të djersitjes gjatë natës (pra kur frymëmarrja juaj ndalon dhe fillon ndërsa flini) dhe kjo duhet kontrolluar pasi con në sëmundje të zemrës nëse nuk trajtohet.
6- Çrregullimet autoimune, zakonisht njerëzit që vuajnë nga çrregullimet autoimune ankohen për gjumë të crregullt.

Nëse djersitja gjatë natës ndodh rrallë nuk ka arsye për tu shqetësuar por nëse ndodh rregullisht atëherë mjeku duhet patjetës të gjejë shkakun e më tej të japi një zgjidhje, pasi nuk ka mjekime specifike. shiko.news