Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Pse emigrantët “mbarojnë për një çikë” nuse shqiptare

Erdhi 2024 dhe emigrantët do te vijne ne atdhe nga të gjitha anët, Greqi, Itali Gjermani. Sigurisht malli për atdheun është i madh, kjo mund të vërtetohet edhe nga shqiponja tatuazh në gjoks, kasat kuq e zi të iPhoneve, apo varëset e trasha të floririt me shqiponjën e florinjtë që u çan triumfalisht gjoksin gropë. Gjithsesi dashuria për tokën mëmë nuk është i vetmi motiv, që kthen emigrantët në atdhe, ka dhe një arsye tjetër akoma më sublime: “O burra, shokë të gjejmë nuse!”

Pse emigrantët “mbarojnë për një

Sigurisht që shumë prej jush mund ta pyesin veten: “Pse një djalë i rritur jashtë, nuk e gjen shoqen e jetës aty ku jeton por pret ta gjejë në Shqipëri, duke e njohur për shumë pak kohë?” Mos u shqetësoni, nga sot do të mund të flini të qetë. Ju prezantojmë me katër arsyet pse emigrantët shqiptarë vdesin për një çikë nuse Shqipërie.

Pse emigrantët “mbarojnë për një

Vajzat shqiptare janë të mbara

Mos u ngatërroni me këngën e famshme” Vajzat e mbara” se vajzat shqiptare janë vërtet të mbara. Pas martese ato do t’i marrin leje burrit për çdo veprim, madje madje mendohet se do të kërkojnë leje të noterizuar me shkrim edhe nga vjehrri dhe vjehrra. Nuse për kokë të nuses, apo jo!

Nuk ka nevojë për shumë flirt dhe joshje

Në fakt do t’ju duhet të flirtoni, por jo me vajzën, me babanë ose me këdo që merr vendimet për të. Ndaj që ta mbyllni shpejt këtë muhabet ju këshillojmë që kur të shkoni të kërkoni dorën e vajzës të vendosni me delikatesë çelësat e makinës së komshiut mbi tavolinë, së bashku me iPhone X. Gjithashtu duhet të kujdeseni që të tregoni atdhedashurinë, kështu që teksa hapni këmbët në pozicion çlirimi tregoni dhe zinxhirin e floririt me medaljonin e shqiponjës varur. Ndër të tjera nuk duhet të harroni pa përmendur edhe ato pesë a gjashtë shtëpi sa keni. Kaq e lehtë është e fituat zemrën e vjehrrit.

Vajzat shqiptare dinë të gatuajnë trahana

E dimë, e dimë, preferoni krudot, havjarin dhe ushqimin high class.Po mos na gënjeni kot e do shpirti shqiptarit një çikë trahana. Vajzat e huaja nuk bëjnë. Ku dinë të gatuajnë trahana ato.

Pse emigrantët “mbarojnë për një

Paketa dy në një

Merr një grua fito një shërbëtore falas Të ngrejë dorën ajo vajzë shqiptare që nuk është rritur me shprehjen “Mëso të bësh punët se do shkosh te burri”. I lumtë goja atyre që e kanë shpikur,se falë kësaj shprehje ju do të bëheni jo vetëm me nuse, por edhe me pastruese. Mbi të gjitha këtë pastruesen nuk do t’ju duhet ta paguani çdo muaj. Fantastike, apo jo?!

Pse emigrantët “mbarojnë për një

Nga A.H