Sallami nje nga produktet me te keqija dhe me te demshme per njerezit pasi mishi qe perdoret eshte ne kualitetin me te ulet ndaj mos bline me sallam pasi do te semureni.
Ja cfare thote punetori i nje fabrike sallami ne Tirane.
Punëtori i fabrikës: Sallamet vinin dhe i rietiketonin prapë.
Gazetarja: I rietiketonin?
Punëtori i fabrikës: Po. Data e skandencës e ke parasysh? Në qoftë se sallami skadon për një muaj ato e vinin 5 ditë 7 ditë plus deri sa të shitej.
Gazetarja: Edhe lëkurën e derrit e përpunonin?
Punëtori i fabrikës: Po. Lëkura e derrit u bënte si kadaif. Ti shife sallamin, merr një sallam *** te popullori te salçiçet te çdo lloj sallami në qoftë se ke një të bardhë picul e vogël ajo është lëkura e derrit, ke proshuta te të gjitha.
Përveç saj i shtohet edhe kockë e bluar. Punonjësi i fabrikës tregon se çfarë ka ndodhur kur nga neglizhenca harruan ta fusnin kockën e bluar në frigorifer.
Punëtori i fabrikës: Kima se e quajnë kim ata, është kocka e bluar. Po ta lije në një vend të nxehtë në nxehtësi ajo u bënte gjak. Kocka e bluar u bënte gjak. Kur e kemi lënë njëherë te furra e harruam një natë u bë krejt gjak. Unë kam punuar te prodhimi te paketimi prandaj të thashë për etiketat.
Gazetarja: Po ky hot dog që reklamojnë?
Punëtori i fabrikës: Ka më shumë kima. Kimaja është kocka e bluar. Nëse e ke parasysh ha një sallam tjetër një salsiçe tjetër që është me e shijshme se kjo, kjo nuk ka shije prej kimasë. Edhe kur skuqet bëhet i kuq fare, ajo është kimaja kocka e bluar.
Shpesh fabrika ofronte 3 ose 4 kg sallam falas për punonjësit, por personi që solli këtë dëshmi shprehet se ai asnjëherë nuk e ka konsumuar por ia jepte qenve si ushqim.
Gazetarja: Si e haje ti atë sallamin që të jepnin?
Punëtori i fabrikës: Nuk e haja, ia jepja qenit. Te shtëpia nuk e kam konsumuar fare, nuk kam lënë asnjë të shpisë.
Gazetarja: Që ta hante?
Punëtori i fabrikës: Jo.
E nëse do flasim për AKU institucionin që është përgjegjës për sigurinë ushqimore, duket se ka vendosur për të mbyllur sytë përpara abuzimeve.