Pushuesi shkoi të hajë drekë i vetëm ne Ksamil në restorant por cuditet kur i vjen fatura

Një pushues ka shprehur indinjatën e tij pas një përvoje të pakëndshme në restorantin “Tre Ishujt” në Ksamil.

Gjatë një dreke për një person, ai porositi një sallatë fshati, një pjatë me midhje dhe një krudo mikse.

Në momentin e pagesës, turisti u përball me një faturë prej 18,750 lekësh, duke mbetur i shokuar nga çmimet. Ai shprehet: “Nuk është çështja te lekët se fundi për qejf kam ardhur, por abuzimi është i tmerrshëm.”

“Erdha të ha drekën te tre ishujt në ksamil vetëm një person dhe bëra porosi një sallat fshati,një pjatë midhje,dhe një krudo mikse. Te krudo ishin të përfshira 3 viola,3 skampi,2 karkaleca,dhe pak karpaço levreku. Ngrehem tē paguaj drekën dhe përballem me këto çmime🤦. Nuk është çështja te lekët se fundi për qejf kam ardhur por abuzimi është i tmerrshëm”,-deklaron i riu. Burimi JOQ

US