Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Qani kur shihni filma? Çfarë thotë shkenca për ju

Jeni dhe ju prej personave që nuk i përmbajnë dot lotët kur shohin një film? Edhe për këtë fenomen shkenca e ka një shpjegim. 

Paul J. Zak, një neuroekonomist në Universitetin Graduate Claremont, kreu një studim në të cilin pohon se ata që qajnë gjatë filmave janë më të ndjeshëm, mirëpo ata dinë se si t’i trajtojnë emocionet e tyre më mirë dhe janë më të fuqishëm kur përballen me sfida të përditshme.

Ata e dinë që historitë nuk janë të vërteta, por nuk mund t’i mbajnë ndjenjat për vete

Me siguri kur ju shikoni një film e dini se historia nuk është e vërtetë, mirëpo kjo nuk do të thotë që ju të mos e përjetoni këtë histori.

Hormoni Oksitocina

Ky hormon vepron si një neurotransmetues dhe është përgjegjës për atë që ndiejmë kur shohim një skenë prekëse. Ne e lidhim me një histori, një ndjenjë, dhe më vonë, me një veprim pozitiv. Ky hormon na bën më empatik dhe na bën të kemi një qëndrim shumë më të pranueshëm ndaj botës, përveçse se na bën të ndihemi më të lumtur.

Nuk kanë frikë të shprehin emocionet e tyre

Njerëzit që nuk kanë turp të qajnë gjatë filmave, janë më të fortë se ata që përpiqen të fshehin lotët e tyre. Kjo ndodh sepse ata nuk kanë frikë të shprehin ndjenjat e tyre të vërteta. Nuk kanë aspak merakun se do të kritikohen ose gjykohen.