Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Qendroi 21 dite ne koma pasi u infektua me covid ja si eshte tani gjendja e kengetarit Bujar Qamili

Këngëtari i mirënjohur shkodran, mjeshtri madh i muzikës popullore Bujar Qamili beson se ai u infektua me Covid ne nje festival qe mbajti ne Shqiperi.

Në një lidhje Skype nga Italia për “Wake Up” Qamili tha se shkoi në vendin fqinj për të kaluar disa ditë pushime me familjen, por pati shqetësime me veshkat dhe u shtrua në spital. Më vonë ai përmirësua, erdhi në Shqipëri për një aktivitet muzikor dhe u kthye përsëri në Itali.

Menjëherë iu shfaqën shenjat e para dhe u shtrua përsëri në spital pasi ishte prekur nga koronavirus.

Pas 5 ditësh ai hyri në koma dhe qëndroi për 21 ditë, më të tmerrshmet e jetës së tij. Këngëtari beson se virusin e ka marrë në festival.

“Erdha në Itali ku jam aktualisht për pushime, por më filluan problemet e veshkave. U shtrova në spital për 10 ditë, u bëra mirë dhe dola nga spitali.

Kur dola nga spitali, më edhi një ftesë nga disa miq për organizimin e një koncerti. Unë sakrifikova dhe shkova në Tiranë të koncerti ‘Këngë Moj’.

Pas provave u nisa drejt Milanos dhe ndjeva lodhje. Filloi temperatura pastaj, deri në 39 dhe s’kishte më kuptim të qëndroja në shtëpi.

Kam shkuar në spital dhe të nesërmen në mëngjes, kur erdhi djali për të më parë më tha: ‘babë mjekët thonë që ke marrë virus dhe do qëndrosh në spital. Pas 4-5 ditësh gjendja u përkeqësua. Djali më tha ke qëndruar 21 ditë në koma. Tani jam jashtëzakonisht mirë”, u shpreh Bujar Qamili.