Një qytetar ka shkuar të ushqehet me qofte pranë zonës Cërrik-Belsh por është përballur me një situatë të pakëndshme.
Pasi i ka ardhur porosia, ai ka parë se brenda qoftes gjendej gjendje një material jo i zakonshëm, i cili në rastin më të mirë mund të shkaktonte thyerjen e ndonjë dhëmbi dhe në rastin më të keq mund t’i shkaktonte deri edhe mbytjen nëse nuk e shikonte në kohë. Ai ndërkohë fton qytetarët të kenë kujdes kur hanë qofte pasi nuk dihet se me çfarë janë bërë.
Në vijim mesazhi i qytetarit:
Pershendetje Joq Albania, du t’ju them njerëzve qe mos bëni gabim te merrni qofte se nuk e dini se nga çfarë janë bere, ju lutem postojeni kete foto. Eshte bere sot ne zonën Cerrik-Belsh. Faleminderit.
Burimi JOQ