Zgjedhjet e 25 prillit dhe fati i opozitës janë një ndër temat më të nxehta në vend të cilat kanë krijuar shumë debate.
Gazetari Bledi Mane i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Top Talk” drejtuar nga Denis Dyrnjaja ka zbuluar një skemë të bashkëqeverisjes Rama-Basha në shtator.
Rama e Basha nisin bashkëqeverisjen në shtator, gazetari: Jozefina
Ai shprehet se shpëtimi i kreut të PD-së, Lulzim Bashës është vetëm kryeministri Edi Rama dhe bashkëqeverisja me të. Sipas Manes, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD-së dhe bashkëqeverisja me Bashën, i cili do të jetë kryetar parlamenti, ndërsa në opozitë do të jetë Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi.