Aeroporti “Flatrat e Veriut” në Kukës ka marrë licensimet e duhura dhe do të fillojë fluturimet nga Kukësi drejt Zyrihut dhe Stambollit duke filluar nga 15 korriku.
Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se ndërtimi i këtij aeroporti nuk ishte vetëm për fushatë.
“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit
*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruan Rama.