Rama jep lajmin fantastik për emigrantët shqiptarë, firmoset marrëveshja me….

Emigrantët shqiptarë që punojnë në Zvicër do të përfitojnë pensionin, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha që kanë kontribuar.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama i cili njofton arritjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

“Njohja e ndërsjelltë e sigurimeve shoqërore. Firmoset Marrëveshja në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha që kanë kontribuar”, shkruan Rama.