Sobat me pianurë ofrojnë disa avantazhe të rëndësishme si p.sh; nuk ka rrezik të prishet pianura nga përdorimet e shpeshta Si një bonus shtesë, këto lloj sobash duken të lëmuara dhe mund të shtojnë me të vërtetë një dizajn modern të kuzhinës.
Ndërsa ky lloj i sobës është i njohur për të qenë pak më i lehtë për t’u pastruar, ato janë pak më të ndjeshme. Kjo përbërje do t’ja u bëjë jetën më të thjeshtë:
Përbërësit : uthull molle ose uthull e bardhë rrushi, sodë buke dhe kripë. Në një enë shtoni dy lugë gjelle sodë buke, një lugë çaji kripë dhe uthull molle ose uthull rrushi derisa të formohet një pastë. Më pas shtoni një gotë ujë të vakët. Merrni një sfungjer të butë dhe njomeni me larësin e sapo krijuar dhe fërkoni sipërfaqen ku ka njolla. Nqs njolla është e vështirë, hidhini sipër pluhurin e sodës së bukës dhe vazhdoni pastrimin me sfungjer. Në fund pastroni pianurën me një leckë të lagur dhe në fund leckë e thatë. Soba juaj do të shkëlqejë dhe mbi të gjitha nuk do të gërvishtet.